“Ka megaevazion me pagat”, eksperti i tregut të punës tregon trinomin problematik

Nga A2 CNN
12 Janar 2022, 21:54 | Ekonomi
“Ka megaevazion me pagat”, eksperti i tregut të punës

Erald Pashaj, ekspert për tregun e punës, deklaroi në studion e “A2 Business” me Aurora Sulçen, se në Shqipëri “ka një megaevazion” me pagat.

“Shifrat janë alarmante. Lista që qarkulloi në ËhatsApp kishte 637 000 të punësuar, nga të cilët vetëm 6% e tyre kishin paga mbi 100 000 lekë të reja. Pra, 94% e kanë pagën nën 100 000 lekë, gjë që nuk është absolutisht e vërtetë. Këtu ka një megaevazion”, deklaroi Pashaj.

“Kemi një trinom problematik: problemi i parë është punëdhënësi, që nuk është i ndershëm dhe nuk është etik; problemi i dytë është shteti që nuk funksionon; problemi i tretë është punëmarrësi, që është i vetëdijshëm që po bën shkelje. Është një trinom që e ushqen fenomenin dhe është i kënaqur me fenomenin”, shtoi Pashaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos