Mungesa e subvencioneve, fermerët ankohen për rritjen e kostove dhe ndikimin direkt te çmimet

Nga A2 CNN
12 Janar 2022, 15:38 | Ekonomi
Mungesa e subvencioneve, fermerët ankohen për rritjen e kostove dhe

Fermerët po përballen me rritjen e kostove të prodhimit dhe një ndër arsyet, krahas rritjes së çmimit në bursa, është heqja e subvencioneve për imputet bujqësore. Një masë që ka hyrë në fuqi nga 1 janari si pjesë e paketës fiskale të këtij viti.

Rritja e kostove të prodhimit përkthehet në çmime më të larta të produkteve bujqësore për konsumatorët. Një presion shtesë mbi inflacionin, që në dhjetor shënoi rekordin e 3,7 për qind.

Përveç paketës fiskale, përfaqësues nga agrikultura ankohen edhe për kushte të pafavorshme klimatike, si dhe për mungesë të paketave mbështetëse. Ajo që rrezikon tregu është oferta e kufizuar, çka automatikisht do të ndikojë në shtrenjtimin e mëtejshëm të çmimeve të ushqimeve për qytetarët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos