Ka parashikuar saktë të gjitha ndeshjet e Champions, veza “i fut frikën” Realit e City-t: Finalen e fiton Interi

Nga A2 CNN
17 Maj 2023, 12:30 | Futboll

Mbrëmjen e djeshme është përcaktuar finalistja e parë e këtij edicioni të Uefa Champions League, që është skuadra e Interit. Zikaltrit arritën të sigurojnë një biletë për në Stamboll pas 13 vitesh, teksa të mërkurën do të zbulohet edhe finalisti i dytë, në duelin mes Sitit dhe Realit.

Parashikimet për finalistët e gjithashtu për fituesin e mundshëm janë të shumta, por së fundmi një parashikim i publikuar nga mediat e huaja është vërtetë shumë interesant.

Me anë të vezëve, janë parashikuar saktë deri më tani të gjitha ndeshjet eliminatore të 4 skuadrave çerekfinaliste. Prova është e thjeshtë, përplasen dy vezët me logot e skuadrave dhe veza që thyhet, eliminohet nga Championsi.

Parashikimi i vezëve ishte edhe për gjysmëfinalet dhe finalen e madhe, ku Mançester Siti eliminon Realin dhe Interi eliminon Milanin. Ka ngelur vetëm Siti për t’u konfirmuar. Teksa sipas përplasjeve të vezëve, finalen e madhe në Stamboll, sipas vezës e fiton… Interi. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/05/16/zikalter-edhe-euroderbi-i-dyte-inter-finalisti-i-pare-i-champions-league/
https://a2news.com/2023/05/17/1-perqindeshi-mundesi-qe-i-dha-jete-interit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos