Ka vaksinuar 83% të popullsisë, Danimarka heq masat, nuk e konsideron më Covid-in sëmundje kritike

Nga A2 CNN
10 Shtator 2021, 11:11 | Bota
Ka vaksinuar 83% të popullsisë, Danimarka heq masat, nuk e konsideron

Autoritetet në Danimarkë kanë vendosur nga 10 shtatori të heqin të gjitha masat e mbetura në fuqi për të parandaluar pandeminë e koronavirusit. Kjo lëvizje vjen dhe si pasojë e procesit ekselent të vaksinimit që është ndjekur në këtë vend.

Sipas asaj që raportojnë mediat daneze, deri në këto momente në Danimarkë është vaksinuar rreth 83% e popullsisë me të dyja dozat e vaksinave që nga fëmijët 12 vjeç, shifra këto me të vërtetë mbresëlënëse.

Tashmë, banorët e Danimarkës nuk do të jenë më të detyruar të paraqesin një certifikatë vaksinimi apo test negativ as në ambientet e mbyllura apo në eventet e mëdha sportive dhe kulturore.

Sidoqoftë, për udhëtarët që hyjnë në vend nga jashtë, disa kufizime do të mbeten në fuqi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos