Ka vaksinuar mbi 3 milionë njerëz, Mbretëria e Bashkuar thirrje skeptikëve

Nga A2 CNN
17 Janar 2021, 12:43 | Bota
Ka vaksinuar mbi 3 milionë njerëz, Mbretëria e Bashkuar thirrje

Mbretëria e Bashkuar ka vaksinuar mbi 3.2 milionë qytetarë, ndërsa autoritetet po bëjnë thirrje që të moshuarit të marrin dozat e tyre. Deri më tani sipas Departamentit të Shëndetësisë së vendit janë vaksinuar rreth 45% e të moshuarëve mbi 80 vjeç e lart.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar po iu bën thirrje qytetarëve të nxisin familjarët e moshuar të marrin vaksinën Covid-19, në mënyrë që të ndihmojnë në luftën kundër pandemisë.  

"Kaq shumë njerëz duan të mbështesin shëndetësinë tonë, në mënyrë që punonjësit e shëndetit dhe kujdesit të mund të vazhdojnë të shpëtojnë jetë, dhe tani është shansi juaj të përfshiheni duke ndihmuar njerëzit e mbetur të moshës 80 vjeç e lart të marrin dozat e tyre", tha Ministri  i Shëndetësisë Matt Hancock në një deklaratë.

Hancock gjithashtu u bëri thirrje njerëzve të regjistrohen vullnetarisht në komunitet dhe në provat klinike për vaksinat dhe trajtimet Covid-19, pasi Shërbimi Kombëtar i Shëndetit, veçanërisht në Londër, lufton me një rritje të shtrimeve në spital.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar synon që deri më 15 shkurt të vaksinojë personat mbi moshën 70 vjeç, banorët dhe personelin e shtëpive të kujdesit, punëtorët e shëndetit publik dhe personat vunerabël ndaj virusit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos