Persona të armatosur vrasin 2 anëtare të Gjykatës së Lartë në Afganistan

Nga A2 CNN
17 Janar 2021, 11:42 | Bota
Persona të armatosur vrasin 2 anëtare të Gjykatës së

Dy gjykatëse, anëtare të Gjykatës së Lartë në Afganistan, u vranë mëngjesin e së dielës në një atentat në kryeqytetin e Kabulit, një ngjarje e rëndë kjo, në një kohë kur qeveria dhe talebanët janë duke zhvilluar bisedimet për paqen në Katar.

Të dy gjyqtaret, emrat e të cilave nuk bëhen me dije, mbetën të vrara në vend, ndërsa shoferi i tyre u plagos në orët e para të mëngjesit.

Një zëdhënës i talebanëve mohoi se luftëtarët të jenë të përfshirë në këtë atentat që tronditi të gjithë Afganistanin.

Presidenti afgan Ashraf Ghani reagoi menjëherë për ngjarjen duke e dënuar ashpër sulmet ndaj civilëve nga talebanët dhe grupet e tjera militante.

Ghani tha se terrori dhe krimi nuk ishte një zgjidhje për problemin e Afganistanit dhe iu kërkoi talebanëve të pranonin një armëpushim të përhershëm.

Zyrtarët qeveritarë, gazetarë dhe aktivistë janë vënë në shënjestër muajt e fundit, duke shkaktuar frikë veçanërisht në kryeqytetin Kabul. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos