Rrallë ndodh, që një njeri të ketë ndikim në identitetin e qytetit të tij, sikundër Ismail Kadare është për Gjirokastrën. Një libër i ri me fotografi nga Roland Tasho, sjell te publiku fotografi nga vizita që Ismail Kadare bëri në vendlindjen e tij 2 dekada më parë. Por si vjen Kadare dhe Gjirokastra e tij e gurtë në objektivin e Roland Tashos? Fotografi ishte i ftuar në Dita Jonë. (A2 Televizion)
Kadare dhe Gjirokastra, Tasho fotografoi ekskluzivisht shkrimtarin
