All - Paragraf - 1
Një grup të rinjsh dhe grash e pritën me protestë kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, teksa mbërriti në një lokal në Tiranë, për të zhvilluar një takim me gra të Lëvizjes Demokratike të Gruas, sipas një njoftimi të PD. Ndaj Bashës u qëllua edhe me vezë, ndërsa nuk munguan edhe ofendimet. “Kam bërë burg për ty”, u dëgjua të bërtiste një i ri që tentoi t’i afrohej kreut të PD, kur zbriti nga makina. Ky i fundit, i përshëndeti protestuesit teksa u fut në lokal dhe i ftoi të hynin brenda për të ndjekur takimin. (A2 Televizion)
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2