Zona më e prekur nga përmbytjet e dhjetorit të këtij viti është ajo e Kafarajt në Qarkun e Fierit, si edhe ajo e Kutallisë dhe Goriçanit. Kjo u deklarua në studion e A2 Business nga eksperti i Ekonomisë Ilir Pilku, sipas të cilit një kultivuesi luleshtrydhesh i është dëmtuar 50% e prodhimit duke i shkaktuar 300-400 mijë euro dëm vetëm prodhim, pa llogaritur kostot e tjera. Ai tha se humbej të mëdha ka edhe në sera që kultivohen perime. (A2 Televizion)
Kafaraj, zona më e prekur nga përmbytjet, Pilku: 300-400 mijë euro dëm një kultivuesi
