
Pandeli Majko, ministri i Shtetit për Diasporën, ka reaguar për krizën që u krijua në Kakavijë, me radhët e gjata të emigrantëve shqiptarë që kërkonin të ktheheshin në Greqi.
Me anë të një postimi në Facebook, Majko falenderoi “të gjitha strukturat shtetërore të angazhuara për përmbylljen e emergjencës humanitare, veçanërisht për trupën ushtarake dhe policore të angazhuara në kufirin me Greqinë fqinje, nën drejtimin e kolegëve Olta Xhaçka dhe Sandër Lleshi”.
“Ndaj si më të veçantë, që pavarësisht moshës, angazhimin të cilin ia kërkova kryepeshkopit Anasatas Janullatos, në ndërmjetësimin që kriza të përmbyllej sa më shpejt. Të tjerat, janë fjalë për “lugën" e atyre që dinë veç çfarë nuk duan”, shtoi Majko në rrjetin social. (A2 Televizion)