Kakavijë: Ardhja e zyrtarit grek “zhbllokon” situatën, vargu mund të kalojë i gjithi sonte

Nga A2 CNN
16 Gusht 2020, 20:21 | Aktualitet
Kakavijë: Ardhja e zyrtarit grek “zhbllokon” situatën,

Diçka gjithsesi po lëviz minutat e fundit pasi sipas informacioneve ka ardhur për herë të dytë në pikën kufitare zëvendësdrejtori  i policisë së Janinës për një inspektim të situatës. Sipas informacioneve, autoritetet e dy vendeve kanë dakordësuar të kaloj i gjithë vargu sot.

Ndërkohë që në Kapshticë A2 raporton një situatë tashmë normale në fluksin e automjeteve që i drejtohen vendit fqinj, në Kakavijë situata mbetet e rëndë.

Disa qindra automjete ndodhen ende në radhë për të kaluar kufirin, por koha nuk premton një zgjidhje për të gjithë. Sipas burimeve të A2, nga ora 6 e mëngjesit, kur u hap pika kufitare greke, e deri në orën 19:00 kanë arritur të kalojnë kufirin 2031 persona, ose 837 automjete të ndryshme.

Në qoftë se llogarinë e fillojmë nga ora 22:00 e ditës së djeshme, bëhet fjalë për 2781 persona dhe 1167 mjete.

https://a2news.com/2020/08/16/te-bllokuar-mes-kufirit-mijera-qytetare-ne-kakavije-kalojne-naten-e-trete-jashte/

Sipas një përllogaritje në terren, me ritmet aktuale autoritetet kufitare greke arrijnë të kalojnë rreth 150 persona në orë, çka do të thotë që në orën 22:00, ku hyjnë në fuqi masat e reja që parashikojnë testimin ndaj COVID-19, nuk do të mund të procesohen më shumë se 500 persona të tjerë, shifër kjo e pamjaftueshme për t’i gjetur zgjidhje të gjithë atyre që presin prej tri ditësh në gjendje të vështirë fizike, higjienike dhe morale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos