Radhët në kufi, Xhaçka i përgjigjet Metës: Keqardhje për deklaratat, kritikat janë pa kuptim

Nga A2 CNN
16 Gusht 2020, 17:02 | Aktualitet
Radhët në kufi, Xhaçka i përgjigjet Metës: Keqardhje

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka përmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar ndaj deklaratave kritike ndaj ekzekutivit të presidentit Ilir Meta, i cili pohoi se qytetarëve nuk po trajtohen me dinjitet.

Ministrja deklaroi se ndjen “keqardhje” për deklaratat e kreut të shtetit, ndërkohë që qytetarët në radhë  “nuk janë as pa atdhe e as pa shtet dhe prova për këtë janë të gjithë ata djem e vajza, burra e gra me uniformën e ushtrisë, të policisë apo të shëndetësisë, që janë pranë tyre ditë e natë, në këtë situatë vërtetë shumë të vështirë. Është vërtetë për të ardhur keq që në vend të një inkurajimi, e pse jo të një shprehje mirënjohjeje për punën që po bëjnë në kushte kaq të vështira, ju gjeni fjalët me të papërshtatshme për një kryetar shteti”.

https://a2news.com/2020/08/16/situata-ne-kufij-meta-imazhe-qe-turperojne-dy-vendet-qeveria-te-mundesoje-teste-falas/

Xhaçka e cilëson si të pakuptimtë sulmin ndaj qeverisë “në kushte kur njerzillëku është një minimum pa të cilin realisht nuk ka më sens të flitet”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos