Një kolibër i gjatë vetëm 7 centimetra, një prej zogjve më të vegjël në botë. Zogjtë maka, një specie në zhdukje, pasi kanë mbetur vetëm 40 çifte. Majmuni i artë, ose “kinkajou” për vendasit, një prej specieve më të veçanta të pyllit tropikal. Margay, një mace e egër amerikano-jugore. Pavarësisht se quhet bretkosa me brirë, kjo kafshë në fakt është një hardhucë. Pamje spektakolare e Sierra Gorda nga një lartësi 2700 metra mbi nivelin e detit. Një kaktus i rrallë që rritet deri në 10 metra lartësi. Një përrua i vendosur në një lartësi prej 2800 metrash mbi nivelin e detit, ku jetojnë salamandra të veçanta. Bufi xhuxh jeton në pyjet tropikale por e ardhmja e tij është vënë në dyshim nga prerja e pemëve. Iguana tropikale, një kafshë e vogël, rreth 40 centimetra e gjatë. Një prej pyjeve të parë të mbrojtur nga grupet ekologjike në Sierra Gorda. I mbushur me pemë dhe bimë të tjera të veçanta, pylli shërben si “shtëpi” edhe për kafshë të tjera të rrezikuara, si jaguari dhe ariu. Në Sierra Gorda gjenden rreth 800 specie fluturash, përfshi edhe fluturën me krahë xhami, që shihet në foto. Falë ruajtjes së parkut, pemë të larta, si në foto, janë shtuar ndjeshëm edhe në zona ku 25 vite më parë nuk kishte asnjë. Ato arrijnë deri në 20 metra lartësi. Perëndimi në dimër, parë nga Sierra Gorda.
Meksika është e famshme për plazhet përrallore, por një fotograf vendas, i rritur në zonat malore, sjell përmes objektivit të tij një pamje tjetër. Roberto Pedraza Ruiz u largua nga Meksiko Siti në vitin 1984, kur ishte vetëm 9 vjeç, për në Sierra Gorda. Në një sipërfaqe prej 380 mijë hektarësh, aty ai ka dokumentuar kafshë, insekte dhe bimësi, me një bukuri përrallore, të cilat i ka ndarë me CNN.
Shfletoni galerinë e mësipërme për të parë një anë të panjohur të Meksikës. (A2 Televizion)