Kalimi tek Hellas Verona, Rrahmani zbarkon në Itali, gati vizitat mjekësore

Nga A2 CNN
26 Qershor 2019, 09:45 | Futboll
Kalimi tek Hellas Verona, Rrahmani zbarkon në Itali, gati vizitat

Amir Rrahmani është gati të nisë aventurën e tij tek Verona. Kapiteni i Kosovës, zbarkoi në Milano mbrëmjen e së martës duke shuar përfundimisht shpresat e belgëve të Standartit të Liezhit që këmbëngulnin për 25-vjeçarin.

Ky operacion është i përfunduar sipas drejtorit sportiv të veronezëve Tony D’Amico. 2.1 milion euro është shifra që klubi italian do të paguajë për mbrojtësin shqiptar.

Amir Rrahmani pritet të kryej edhe vizitat mjekësore përpara firmës me Hellas Veronën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos