
La Liga konfirmohet “mbretëresha” e merkatos së futbollit.
Në vetëm 22 ditë, skuadrat spanjolle kanë shpenzuar plot 808 milionë euro për afrimet e reja, ku klubi më “dorëlëshuar” është padyshim Reali i Madridit. Mbi 300 milionë euro për 5 dëshirat e Zinedine Zidane.
Por, ky nuk është bilanci përfundimtar i kampionatit spanjoll. Barcelona ka arritur një marrëveshje për rikthimin e Neymar, ndërsa Atletico Madrid pret të zyrtarizojë Joao Felix ditët në vijim, pa harruar edhe të ardhmen e Griezmann.
“La Liga” do të thyejë rekordin prej 887 milionë euro të sezonit të kaluar, duke e kaluar shifrën prej 1 miliard eurosh në dritaren e transferimeve të kësaj vere. (A2 Televizion)