Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu është bërë objekt i një kallëzimi penal nga dy punonjës policie, të cilët pretendojnë se i ka penguar të ushtrojnë detyrën teksa po verifikonin zbatimin e orës policore në zonën e Shëngjinit. Nga ana tjetër Ndreu i ka cilësuar policët si barkderra që kanë tejkaluar kompetencat me veprime të dhunshme. Ndërsa kryeministri Rama u shpreh se Ndreu do të përgjigjet në rrugë ligjore. (A2 Televizion)
Kallëzohet kryebashkiaku, Pjerin Ndreu: Policë barkderra, tejkaluan kompetencat
