All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

Kalush Orchestra shet trofeun e Eurovision, paratë shkojnë në ndihmë të ushtrisë ukrainase

Nga A2 CNN
30 Maj 2022, 07:53 | Bota
Kalush Orchestra shet trofeun e Eurovision, paratë shkojnë në
All - Paragraf - 1

Kalush Orchestra, grupi ukrainas i cili fitoi festivalin e muzikës europiane këtë vit, ka shitur trofeun e tyre për 900 000 dollarë për të mbledhur para për luftën në Ukrainë.

Mikrofoni i kristaltë u shit në një ankand në Facebook, me qëllim blerjen e dronëve për ushtrinë e Ukrainës.

All - Paragraf - 3

Shitja përkoi me shfaqjen e grupit në një koncert bamirësie në Portën e Brandenburgut të Berlinit, që mblidhte para për kujdesin mjekësor dhe furnizimet.

Duke folur në koncert, anëtari i grupit, Oleh Psiuk, bëri thirrje që njerëzit të mos mësohen me luftën, e cila ka lënë të paktën 4031 civilë të vdekur dhe 4735 të plagosur. Ajo ka detyruar gjithashtu më shumë se 14 milionë njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos