Nuk ka qenë e thjeshtë, për Carl Nassib, videoja e postuar pak orë më parë. “Përshëndetje, jam Carl Nassib, jam këtu në shtëpinë time dhe po marr një moment për t’iu thënë se jam gay. Do kisha dashur ta thosha më parë, por tani ndihem më komod”.
Një e vërtetë që Nassib e ka mbajtur të fshehur gjatë gjithë kohës, në 6 sezonet si profesionist në NFL, kampionatin e futbollit amerikan. Ai është atleti i parë profesionist në këtë kampionat që deklarohet hapur si gay, në një sport që shihet tradicionalisht si një ”simbol” i forcës burrërore.
Carl Nassib është atleti i parë profesionist në këtë kampionat që deklarohet hapur si gay Një e vërtetë që Nassib ka mbajtur të fshehur gjatë gjithë kohës, në 6 sezonet si profesionist në NFL Futbolli amerikan shihet tradicionalisht si një ”simbol” i forcës burrërore Nassib, luan me Las Vegas Raiders Ai shpjegoi gjatë postimit të tij në Instagram se vendimi për të dalë hapur nuk ka të bëj aspak me synimin e popullaritetit, por për të dhënë një mesazh të fortë “Mendoj se përfaqësimi dhe vizibiliteti janë elementë shumë të rëndësishëm”, deklaroi Nassib
Nassib, që luan me Las Vegas Raiders, shpjegoi gjatë postimit të tij në Instagram se vendimi nuk ka të bëj aspak me synimin e popullaritetit, por për të dhënë një mesazh të fortë. “Mendoj se përfaqësimi dhe vizibiliteti janë elemente shumë të rëndësishme”, deklaroi ai, pasi dhuroi edhe 100 mijë dollarë për një shoqatë si Trevor Project, që parandalon rastet e vetëvrasjes tek të rinjtë e komunitetit LGBTQ.
Atleti ka marrë shumë mesazhe solidariteti jo vetëm nga ky komunitet, por edhe nga njerëz të thjeshtë, edhe pse mesazhi që ndoshta i ka pëlqyer më shumë ka ardhur nga zemrat e dërguara nga shokët e tij të Raiders. (A2 Televizion)