Erkand Qerimaj kualifikohet për Olimpiadën Tokyo 2020

Nga A2 CNN
18 Qershor 2021, 16:51 | Sporte të tjera
Erkand Qerimaj kualifikohet për Olimpiadën Tokyo 2020

Peshëngritësi Erkand Qerimaj do të përfaqësojë Shqipërinë në Olimpiadën Tokyo 2020. Njoftimin e ka dhënë vetë kampioni në një postim në rrjetet sociale.

“Zyrtarisht i kualifikuar për Olimpiadën Tokyo 2020 për të përfaqësuar vendin tim, Shqipërinë! Pas 3 viteve Gara Kualifikuese, sakrificë dhe mund duke arritur të marrë pikët kualifikuese për këtë kompeticion shumë të rëndësishëm përsa i përket karrierës time ! Faleminderit të gjithëve që me kanë mbështetur dhe besuar”, shkruan Qerimaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos