Organizatorët e Olimpiadës Tokio 2020 kanë hapur për mediat fshatin turistik, për të treguar ku do të qëndrojnë 11 mijë atletët gjatë një prej ngjarjeve më të rëndësishme sportive.
Një lagje komplet e re është vënë në dispozicion të atletëve, me kushtet më të mira të mundshme, duke iu përshtatur dhe kushteve të pandemisë.
Lojërat e shtyra prej pandemisë së koronavirusit, ashtu si Europian i Futbollit, pritet të nisin më 23 korrik. Megjithatë paniku ka kapluar sërish autoritetet vendas për një përhapje të mundshme të infeksionit.
Japonia u mundua të parandalonte përhapjen e koronavirusit duke qenë shumë e rreptë me masat, por programi i saj i vaksinimit ka qenë i ngadaltë, duke shtuar dhe zërat kritikë ndaj qeverisë. (A2 Televizion)
              	  		Galeria fotografike ( )
              	  	
				     
                                          










 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
						                    
						                    
						                    
						                    
						                    
						                    
						                    
						                    
						                    
						                   
 
						                    
						                    
						                   