Kamioni përplas 70-vjeçarin, ndërron jetë i moshuari

Nga A2 CNN
21 Tetor 2021, 20:03 | Kronikë
Kamioni përplas 70-vjeçarin, ndërron jetë i moshuari

Mbrëmjen e sotme, në aksin rrugor Lushnjë-Rrogozhinë, një i moshuar ka humbur jetën pas një aksidenti rrugor.

Një 55-vjeçar, duke drejtuar një kamion ka aksidentuar me pasojë vdekjen një këmbësor rreth 70 vjeç, ende të paidentifikuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e viktimës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos