Kontrabandë me medikamente, arrestohen 4 persona, mes tyre 2 doganierë

Nga A2 CNN
21 Tetor 2021, 11:40 | Kronikë
Kontrabandë me medikamente, arrestohen 4 persona, mes tyre 2 doganierë

Policia ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Porosia”, duke vënë në pranga 4 persona, 2 prej të cilëve doganierë.

Shërbimet e Policisë kanë ndaluar në lagjen nr.13, Durrës, një mjet furgon tip "Mercedes Benz", me drejtues shtetasin G. K. dhe pronar shtetasin B. Ll. Gjatë kontrollit në këtë mjet, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi medikamentesh të ndryshme, kamera sigurie dhe Rapid Test Antigen.

Në vijim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare arrestuan në flagrancë  edhe shtetasit A. T., 58 vjeç dhe E. Sh., 52 vjeç, me detyrë doganier, të dy banues në Durrës.

Këta shtetas, dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën duke mos kryer kontrollin e imtësishëm të mjetit ku u gjetën mallrat kontrabandë.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos