Kamioni përplas biçikletën në aksin Durrës-Tiranë

Nga A2 CNN
5 Mars 2021, 22:15 | Kronikë
Kamioni përplas biçikletën në aksin

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në aksin rrugor Durrës-Tiranë, ku një 65-vjeçar ka mbetur i plagosur.

Policia ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:20, ku shtetasi me iniciale F. T., duke drejtuar mjetin tip "Volvo", kamion, ka aksidentuar një 65-vjeçar, i cili ishte duke lëvizur me biçikletë.

Drejtuesi i mjetit shtetasi F. T., është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos