25-vjeçari vret babain e tij me shkop

Nga A2 CNN
5 Mars 2021, 13:07 | Kronikë
25-vjeçari vret babain e tij me shkop

Një 25-vjeçar nga fshati Luar i Rosokovecit në Fier ka goditur në kokë me shkop babain e tij, i cili ka humbur jetën. Sipas informacionit paraprak të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:50 të paradites së sotme për motive të dobëta

“Sot, rreth orës 11:50, në fshatin Luar, Roskovec, në banesën e tij, shtetasi E. R., 25 vjeç, për motive të dobëta, ka goditur në kokë me sende të forta (shkop), babain e tij, shtetasin Dh. R., 52 vjeç, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme”, thuhet në njoftim.

Policia ka arrestuar të riun dhe po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos