Kamperi i së ardhmes vetëm me panele diellore

Nga A2 CNN
30 Shtator 2021, 18:53 | Teknologji

Studentë holandezë, të ndjeshëm për çështjen e mjedisit, kanë krijuar një kamper të ri, i cili mendohet të jetë modeli i së ardhmes për udhëtimet turistike, që furnizohet nga panelet e tij diellore.

Mjeti i ri i quajtur “Stella Vita” mund të sigurojë energji të mjaftueshme për të lëvizur, ngrohur dushin, karikuar laptopin apo dhe për të gatuar një vakt të ngrohtë.

Ky krijim është rezultat i punës së 20 studentëve, që janë pjesë e një grupi kërkimor në Universitetin e Teknologjisë në Eindhoven.

Disa prej tyre do ta venë krijimin e ri në punë duke kryer një udhëtim përmes Europës që zgjat 3000 km deri në qytetin jugor të Tarifas në Spanjë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos