Në datat 15 dhe 16 Prill, në kuadër të “Tirana, Qyteti Europian i Sportit” do të zhvillohet Kampionati Evropian i Bodybuilding dhe Fitness në Tiranë. Qindra sportistë më të mirë të Europës, do të marrin pjesë në këtë aktivitet, i cili ndodh për herë të parë në vendin tonë. Personalitetet më të larta sportive botërore dhe mediat më të rëndësishme, do të pushtojnë Pallatin e Kongreseve. Kampionati Evropian i Bodybuilding dhe Fitness është organizimi më i madh, që vjen në vendin tonë dhe në rajon. “Dita Jonë” bisedoi sot me Marin Meksin, një nga organizatorët e kësaj ngjarje sportive. (A2 Televizion)
Kampionati Evropian Bodybuilding & Fitness për herë të parë në Tiranë
