
Portugalia ishte përfaqësuesja e fundit që zbriti në fushë për miqësoret e muajit qershor përpara se t’i drejtohen Budapestit atje ku do të luajnë sfidën e tyre të parë të Euro 2020.
Kampionët në fuqi të këtij turneu ishin shumë të fortë për Izraelin në miqësore, ndërsa arritën të fitojnë në shifrat 4-0.
Golat u shënuan nga Bruno Fernandez në dy raste, Joao Canselo si dhe kapiteni i luzitanëve Cristiano Ronaldo që me realizimin kundër Izraelit, arriti në kuotën e 104 golave me përfaqësuesen, vetëm 5 më pak se rekordi botëror i Ali Daei.
Në miqësoren e mëhershme, Portugalia barazoi pa gola me Spanjën. (A2 Televizion)