
Maurizo Sarri është zyrtarisht trajneri i ri i Lazios. Pas tratativave intensive të ditëve të fundit, Sarri ka pranuar të firmosë për kryeqytetasit, një kontratë 2-vjeçare me pagë 3 milionë euro në sezon plus bonuse.
Një lëvizje në përputhje me ambiciet tona e ka konsideruar afrimin e trajnerit italian, presidenti i Lazios Claudio Lotito.
Maurizio Sarri zë vendin e Simone Inzaghit pas një pushimi 1-vjeçar, ndërsa për herë të fundit drejtoi Juventusin, me të cilin u shpall kampion në Serie A.
Ish-trajneri i Napoli, Chelsea dhe Juventus njihet në ambientin e futbollit si një prej duhanpirësve më të mëdhenj, aq sa në Twitter-in e klubit mjaftoi vetëm një "emoji" t’i dhënë tifozëve bardheblu lajmin e shumëpritur. (A2 Televizion)