Kamza dhe Vora, PD vijon denoncimet për 14 majin: Padi penale dhe protesta

Nga A2 CNN
7 Korrik 2023, 15:14 | Politikë
Kamza dhe Vora, PD vijon denoncimet për 14 majin: Padi penale dhe protesta

Pas publikimit të raportit për zgjedhjet e 14 Majit nga Sali Berisha, Partia Demokratike ka vijuar me denoncimet për shkeljet që sipas tyre kanë ndodhur para dhe gjatë ditës së votimit.

Këtë të premte, u prezantuan në mënyrë të detajuar shkeljet e pretenduara për bashkinë Vorë dhe Kamzë.

Ishin vetë dy kandidatët, Indrit Hoxha dhe Arjan Hoxha që deklaruan se në dy bashkitë ku ata kanë qenë kandidatë ka pasur shumë parregullsi. Kandidati i Kamzës tha se do të dorëzojnë në SPAK padi penale dhe do të ndjekin të gjitha rrugët ligjore.

Pas ezaurimit të të gjitha rrugëve ligjore, opozita paralajmëron dhe protesta që sipas tyre kjo është mënyra e duhur të mbrojnë votën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos