Pas Shkupit në Prishtinë, Rama takon Osmanin dhe Konjufcën, detaje dhe për asociacionin

Nga A2 CNN
6 Korrik 2023, 22:28 | Politikë
Pas Shkupit në Prishtinë, Rama takon Osmanin dhe Konjufcën,

Zemërata mes të dyve duket se ka kaluar në të shkuarën. Në ditët më të errëta të raporteve mes kryeministrave të Shqipërisë dhe Kosovës. E zonja e shtëpisë Vjosa Osmani i hapi derën e para Edi Ramës në Kosovë.

Menjëherë pas takimit kryetarja e shtetit nuk vonoi të nxirrte edhe një njoftimin zyrtar mbi temat e takimit, nise me rëndësinë që ka NATO për rajonin, për të kaluar më pas tek situata në veri.

Glauk Konjufca ishte mikpritësi i dytë i kryeministrit të Shqipërisë. Edi Rama nuk kishte ndërmend të fliste duke mos i vrarë shpresat për takim me kryeministrin Kurti. Dy fjalë për gazetarët u ndal t’i thoshte kryeparlamentari i Kosovës, duke dashur të zbusë përshkrimin e gjendjes mes palëve

Mendoj se nuk është një acarim i raporteve, aq që mos të takohen fare. Ajo si është ndje Republika e Kosovës po e shpjegoj, pasi ashtu janë ndjerë edhe qytetarët. Unë do të kisha përdorur shprehjen lëndim, kur të lëndon dikush. Ne kemi qenë të lënduar prej anulimit të mbledhjes së dy qeverive, por jo aq të lënduar sa mos të presim fare zotëri Ramën”, tha Konjufca.

Marrëveshjet e firmosura nga qeveria e Shqipërisë u firmosën dhe në Kosovë, por qeveria Kurti po kërkon të japë një mesazh.

 “Ndonjëherë kështu funksionojnë marrëdhëniet mes shteteve kur t’i dëshiron të përçosh një porosi të caktuar se ke qenë i lënduar. Kjo nuk është një çështje që duhet të kapërcejë thuajse nuk ka ndodhur asgjë pasi kjo përjetohet atëherë si paternalizëm”, shtoi ai.

Por krye parlamentari tha se kjo që po ndodh sot është histori e përsëritur.

Ne patëm një krizë në 2017-n, kur u duk se sikur për Kosovën, edhe Republika e Shqipërisë po është në anën e opsionit të shkëmbimit territorial. Mendoj se kjo e dëmtuar Republikën e Kosovës. Mendoj se e ka dëmtuar edhe ideja e ‘Ballkanit të Hapur’, sepse ky është dallim nga ajo që ka nevojë Kosova. E tash e treta është kjo që po e dëmton Republikën e Kosovës, kur ne jemi në të drejtën tonë dhe ku nuk po na kupton as Republika e Shqipërisë. Prej kësaj nuk ka gjëra pozitive, me këto pozicione Kosova mundet vetëm të dëmtohet”, shtoi ai.

I pyetur për propozimin e Ramës për Asociacionin, Konjufca tha se elemente të tij përmbajnë autonomi territoriale për serbët në Kosovë.

Ai ka ndarë elemente të Asociacionit, mirëpo ai pretendon që është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, mirëpo mua më është dukur se në elemente të caktuara të propozimit të zotëri Rama përmbajnë autonomi territoriale për serbët e Kosovës. Kjo është në kundërshtim me interesin e kombit shqiptar dhe popullit të Kosovës”, deklaroi Konjufca.

Kryeministri Rama u takua në Kosovë edhe me ambasadorin e  ShBA-së në Prishtinë, Jeffrey Hovenier. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos