Prishtina “kyç gojën” për takimin, Rama: Një shtet serioz kthen përgjigje

Nga A2 CNN
6 Korrik 2023, 21:50 | Politikë
Prishtina “kyç gojën” për takimin, Rama: Një

Gjatë një interviste në Klan Kosova, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama u shpreh se ende nuk ka një përgjigje nga ana e kabinetit qeveritar të Kosovës nëse do të mbahet takimi me homologun Kurti, ndonëse kërkesa ka mbërritur ditë më parë.

“Por mua më shqetëson fakti që edhe tani që flasim, ne ende s’e kemi marrë një përgjigje zyrtare e serioze nga një shtet serioz që ia kërkon zyrtarisht dhe të përgjigjet zyrtarisht Nuk kemi asnjë përgjigje sepse s’kemi pasur mundësi të kemi përgjigje zyrtare. Të gjitha qeveritë e tjera janë përgjigjur sio e kemi bërë ne kërkesën. Edhe tani që flasim s’ka qenë e mundur të kontaktohet kabineti”, tha Rama në Klan Kosova.

Më tej, Rama tha se Kurtit i ka bërë aq shumë kërkesa për takim sa as në rininë e tij nuk i kishte bërë.

Kurse, kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Rama e quajti si “djalë simpatik shumë”, por sipas tij, ai “s’ka lidhje fare me këto tema”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos