Kanabisi në Zall Herr, lirohen nga qelia ushtarakët e arrestuar

Nga A2 CNN
21 Gusht 2023, 15:26 | Kronikë
Kanabisi në Zall Herr, lirohen nga qelia ushtarakët e arrestuar

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të përgjithshëm ka liruar nga qelia tre ushtarakët, shefin e zbulimit Gramoz Mulla dhe dy specialistët e zbulimit Rustem Poçi dhe Gentian Zhurda. Ata u akuzuan për shpërdorim detyre.

Gjykata ka pranuar kërkesën e avokatit Sokol Tahiraj dhe ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Brenda rrethimit të bazës ushtarake në Zall Herr u gjeten 125 bimë kanabis sativa e ndarë në 6 parcela.

Mulla ne deklarimet e para kishte pranuar që kanë konstatuar lëndën narkotike që në datën 10 korrik dhe kishte vënë në dijeni eprorin por nuk kishte mbajtur procesverbal për këtë.

Dy ushtarakët e tjerë kanë pretenduar se nuk kane konstatuar asgjë të paligjshme dhe se për shkak të territorit të thyer, nuk është kontrolluar e gjithë zona. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/08/07/kanabisi-ne-zall-herr-ushtaraket-nuk-kultivojme-ne-si-kontrollonim-dot-140-ha-toke/
https://a2news.com/video/ergys-muzhaqi-kanabisi-njolle-turpi-e-zall-herrit-ministri-i-mbrojtjes-duhet-te-jape-doreheqjen/

A2 CNN Livestream

Latest Videos