
Një gol dhe një asist në ndeshjen e fundit. Një sezon fantastik me Shibenik në elitën e futbollit kroat. Emir Sahiti është kuqeziu që po shkëlqen, duke i dhënë mesazhe të njëpasnjëshme trajnerit Edy Reja, për një vend në Kombëtaren shqiptare.
Sulmuesi, i huazuar nga Hajduku i Splitit, ishte protagonist absolut në ndeshjen ku skuadra e tij u thye 3-2 nga Istra, duke dhuruar një tjetër paraqitje bindëse, teksa festoi edhe me simbolin e shqiponjës.
22-vjeçari, i cili ka qenë pjesë e rëndësishme e përfaqësueses Shpresa, ngjitet në kuotën e 7 golave sezonalë dhe është në “Top 10” shënuesit e këtij sezoni në Kroaci. (A2 Televizion)