Kandidimi për SPAK, prokurorët e dosjeve të “nxehta” raportojnë para KLP dhe misioneve ndërkombëtare

Nga A2 CNN
10 Korrik 2019, 17:17 | Aktualitet
Kandidimi për SPAK, prokurorët e dosjeve të “nxehta”

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka marrë në pyetje 5 prokurorë të tjerë, kandidatë për prokurorë të strukurës së posaçme të hetimit.  

Mes 5 prokurorëve janë kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Ymeraj, Edvin Kondili dhe Behar Dibra. Prokurorja e Tiranës është pyetur në lidhje me numrin e pakët të hetimeve të zyrtarëve në rangjet e larta të përfshira në raste korrupsioni. 

Vetëm pak javë më parë, Prokuroria e Tiranës mori të pandehur kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha për lobingje në fushatën elektorale të vitit 2017.

Një tjetër dosje ka qenë dhe hetimi i grupeve terrosiste, apo dhe çështja per ish-drejtorin e Burgjeve, Artur Zotaj. 

Ndërsa Edvin Kondili ka hetuar dosjet si ato ndaj Bandës së Durrësit, Xibraka, grupin e Admir Tafilit dhe dosjen “Lazarati 2”.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos