Përfitojnë 95 vende të varfra, Pfizer shet patentën, lejon prodhimin e pilulës anti-covid

Nga A2 CNN
17 Nëntor 2021, 11:35 | Bota
Përfitojnë 95 vende të varfra, Pfizer shet patentën, lejon

95 shtete të varfra të botës do të jenë në gjendje të prodhojnë një version të ngjashëm të pilulës eksperimentale anti-covid të Pfizer.

Kompania farmaceutike amerikane firmosi një marrëveshje me një organizatë të mbështetur nga Kombet e Bashkuara, që u lejon kompanive të tjera të prodhojnë medikamentin në fjalë. Meidicines Patent Pool do të marrë në zotërim formulën e pilulës dhe mund t’a shesë për përdorim në 95 vende të varfra të botës, në Afrikë dhe Azi.

Nuk mungojnë dhe pikat kontradiktore. Në marrëveshje përjashtohen një numë i konsiderueshëm i shteteve më të varfra dhe shfrytëzimi i pozicionit të monopolit, duke i dhënë prioritet kontratave më fitimprurëse.

Ndërkohë, pilula e Pfizer, Ritonavir, redukton riskun e shtrimit në spital apo vdekjes nga Covid-19 me 89 për qind. Aktualisht, kompania i ka kërkuar rregullatorit amerikan që ta aprovojë medikamentin për përdorim emergjent. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos