Kaos humanitar në Sudan, shtyhet dhe 72 orë armëpushimi

Nga A2 CNN
1 Maj 2023, 09:17 | Bota
Kaos humanitar në Sudan, shtyhet dhe 72 orë armëpushimi

Porti i Sudanit duket se është shpresa e fundit për mijëra njerëz që po mundohen t’i shpëtojnë luftës.

Mes krizës së rëndë humanitare dhe përpjekjeve për t’i mbijetuar asaj që dukshëm është kriza më e rëndë në Sudan në gati 1 dekadë, porti është tejmbushur me gra, fëmijë, të rinj e të moshuar që kërkojnë një vend në anije, për t’u larguar një orë e më parë.

Brenda portit kanë siguruar lejen për të pasqyruar situatën vetëm disa gazetarë të huaj, të cilët kanë ecur në këmbë gati 10 orë rresht.

Për të tretën herë, mes palëve u shty edhe 72 orë  armëpushimi. Luftimet e armatosura kanë nisur që prej 15 prillit dhe nga ajo ditë vështirë se është respektuar.

Ka edhe nga ata njerëz, siç janë të rinjtë, që prej javësh janë në pritje në Portin e Sudanit, por nuk kanë pasur asnjë mundësi për t’u larguar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos