Kaos në universitete, shtyhet viti akademik

Nga A2 CNN
22 Janar 2019, 16:53 | Aktualitet

Jeta universitare është në kaos. Prej javësh shkollat e larta janë kthyer në vende protestash dhe ngujimesh nga studentët. Në pjesën më të madhe të fakulteteve të universitetit të Tiranës mbizotëron bojkoti.

Edhe në ato institucione ku bëhet mësim pjesëmarrja është e ulët dhe nuk vendosen mungesa.

Të rinjtë protestues refuzojnë rikthimin në auditore.

Në fakultetin e Drejtësisë protesta po zhvillohet edhe mes studentëve. Prej ditësh kanë nisur një fushatë për mbledhjen e firmave ku shumica do të vendosë përvijimin e bojkotit apo hapjen e dyerve për mësim.

Fakulteti i Drejtësisë

Por deri tani askush nuk pranon se është pakicë.  Ndërkaq, stafet akademike, veç sulmeve të përsëritura nga kryeministri, kanë marrë  vendime për mos humbjen e vitit akademik.

 Në universitetin e Tiranës është vendosur shtyrja e sezonit të parë të provimeve, zëvendësimi i orëve gjatë fundjavës dhe mësim  deri në fund të gushtit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos