
Gjatë patrullimeve të Policisë Kufitare dhe asaj Frontex janë kapur në Malin e Moravës rreth 30 emigrantë të paligjshëm.
Burimet thanë për A2 CNN se ata kanë ecur në këmbë prej kufirit të gjelbër dhe gjatë shtegut të ndjekur, kanë mbërritur në Malin e Moravës.
Mësohet se mes tyre janë edhe disa minorenë sirianë dhe palestinezë. Edhe pse në temperatura nën 0 gradë, sërish ata marrin rrugën për të kaluar drejt vendeve të BE-së.
Gjatë ndalimit të tyre, është bërë edhe kontrolli mjekësor, ku veç lodhjes dhe të ftohtit, asnjëri prej emigrantëve nuk ka dëmtime të tjera. Ata do të drejtohen drejt Drejtorisë Vendore e më pas do të vijohet me procedurat. (A2 Televizion)