Kapet në Gjirokastër, 41-vjeçari i dyshuar si vrasës me pagesë

Nga A2 CNN
2 Tetor 2020, 16:41 | Kronikë

Kapet një 41-vjeçar, i cili dyshohet si vrasës me pagesë për një sërë ngjarjesh me eksploziv e armë zjarri në Kosovë.

Sikurse njofton policia, në kuadër të operacionit "Kalaja", u bë i mundur lokalizimi i vendndodhjes dhe më pas kapja e shtetasit shumë të kërkuar nga drejtësia e Kosovës, D. Gj., 41 vjeç, banues në Velipojë, Shkodër.

Ndalimi i tij u bë pasi më 6 Korrik, 2020, Gjykata Themelore në Gjakovë ka lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar për veprat penale "Vrasje" dhe "Armëmbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake dhe shpërthyese". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos