
Operacioni Forca e Ligjit është zhvendosur këtë të enjte në Dibër, ku u kërkon të nisin vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë të dënuarve për vrasje dhe tentativë vrasjeje.
I dënuar për vrasje me paramendim është Huzri Torba, ndërsa dy të dënuarit e tjerë për tentativë vrasje janë Bektash Uka dhe Kreshnik Bushi.
Sipas OFL-së këta individë, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)