Kapet i shumëkërkuari në Tiranë, i dënuar me 7 vite burg

Nga A2 CNN
31 Tetor 2022, 09:40 | Kronikë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një person, i cili ishte dënuar nga gjykata e Apelit me 7 vite burg për prodhim dhe shitje lëndësh narkotike.

Në prangat e policisë ka rënë shtetasi Behar Hajdini, i cili ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit "Zallmneri", të zhvilluar në gusht 2018.

Gjatë këtij operacioni më herët ishin arrestuar dhe shtetasit  Xh. L., I. S., B. L. dhe E. L., të cilët në bashkëpunim me 30-vjeçarin transportonin 67 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, gjatë operacionit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos