All - Paragraf - 1
Kjo është ura historike e Roterdamit në Holandë… Ajo do të çmontohet për t’i hapur rrugë superjahtit të miliarderit, Jeff Bezos, duke i krijuar hapësirën e nevojshme për të kaluar përmes. Mjeti lundrues luksoz i një prej më të pasurve të botës është ndërtuar nga firma holandeze, Oceanco. Një zëdhënës i bashkisë së Roterdamit konfirmoi vendimin për çmontimin e përkohshëm. Ky zhvillim është kontrovers pasi ura e hekurt, e njohur nga banorët lokalë si De Hef, ka një histori të gjatë dhe është shpallur monument kombëtar. (A2 Televizion)
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2