Kardinali i bindur për pandeminë: E prodhuar në laborator, përgjegjësit të dënohen për gjenocid

Nga A2 CNN
19 Mars 2020, 14:51 | Bota

“Disa nga viruset për të cilët flasim këto ditë janë rezultat i eksperimenteve të paskrupullta në laboratorët e disa vendeve të pasura. Përgjegjësit duhet të dënohen për gjenocid.”

Nuk është teoria e një prej shumë komplotistëve që mbushin rrjetet sociale pas përhapjes së koronavirusit, por mendimi i një prej figurave më të rëndësishme të kishës katolike, kardinalit Malcom Ranjith.

Kardinali Malcom Ranjith

I shkolluar në Romë, poliglot i shkëlqyer i 10 gjuhëve (singaleze, tamil, greqisht, hebraisht, latinisht, italisht anglisht, frëngjisht, gjermanisht dhe spanjisht) shpesh herë ambasadori i Selisë së Shenjtë në vende problematike, pjesë e anës konservatore të Kishës katolike, kardinali i Sri Lankës nuk sheh asgjë të natyrshme në një virus si koronavirusi, që në pak javë u përhap në të gjithë globin.

Kardinali mendon se “këto eksperimente nuk ndodhin në vende të varfra, por në laboratorët e vendeve të pasura. Të prodhosh diçka të tillë është një krim ndaj njerëzimit, dhe duhen ndaluar. I lutem Zotit të na tregoi se kush është përgjegjës”.

https://a2news.com/2020/03/13/kina-akuzon-ushtrine-amerikane-ju-na-e-sollet-koronavirusin/

Edhe pse deri më tani nuk ka asnjë provë për një origjinë njerëzore të virusit, vetë qeveritë nuk kanë bërë shumë për të mos furnizuar tezat e komplotit me material. Jo më larg se disa ditë më parë, zyrtarë nga Ministria e Jashtme Kineze akuzuan ushtarë amerikanë si shkak të përhapjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos