
Loris Karius u largua nga Liverpool për shkak të gafave në finalen e Champions League ndaj Real Madrid dhe tashmë ato gafa po i shikojnë herë pas here tifozët e Besiktas.
Portieri gjerman, në ndeshjen ndaj Slovan Bratislava në Europa League, doli nga zona për të larguar me kokë një top të gjatë të portierit kundërshtar, por doli huq duke i dhuruar golin e parë të ndeshjes ekipit vendas.
Ndeshja përfundoi 4-2 për Slovan. (A2 Televizion)