Pse De Ligt shkoi te Juventusi? E zbulon drejtori i përgjithshëm i Barcelonës

Nga A2 CNN
19 Shtator 2019, 17:59 | Futboll
Pse De Ligt shkoi te Juventusi? E zbulon drejtori i përgjithshëm i

Kur tashmë është mbyllur gjithçka dhe ylli i Holandës, Matthijs de Ligt, ka nisur aventurën e tij me Juventusin, drejtori i përgjithshëm i Barcelonës është rikthyer të flasë për atë që mund të kishte qenë transferimi më i bujshëm i Barçës në merkaton e verës.

Oscar Grau ka thënë se Barcelona ka qenë shumë pranë transferimit të De Ligt, por pasi Juventusi është futur në garë ka ndryshuar gjithçka dhe sipas tij, lojtari vendosi të shkonte në Itali vetëm për para.

“Ne i bëmë një ofertë, por ai preferoi të shkojë në Juve, ku tatimet italiane i lejojnë atij të fitojë një pagë më të lartë neto”, ka thënë Grau.

Më tej, ai ka folur edhe për Neymar duke zbuluar se Barcelona ka bërë dy oferta në drejtim të PSG për të rikthyer në “Camp Nou” brazilianin, por nuk janë pranuar.

“Ne bëmë një përpjekje shumë të madhe për të. Klubi bëri gjithçka të mundshme me dy oferta, një me dhe një pa lojtarë në këmbim, por nuk u pranuan”, është shprehur drejtori i përgjithshëm i Barcelonës, e cila në merkaton e verës arriti të transferonte De Jong nga Ajax dhe Griezmann nga Atletico. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos