Karkalecat në bujqësi, insekti në fazën e lëshimit të vezëve, ekspertët: Tani luftohet më lehtë!

Nga A2 CNN
1 Gusht 2023, 14:49 | Sociale
Karkalecat në bujqësi, insekti në fazën e lëshimit

Zona e Myzeqesë dhe ajo e Dumresë në Belsh, ishin vatrat më të mëdha të përhapjes së karkalecit në tokat bujqësore. Insekti zgjodhi të sulmojë prodhimet fushore si jonxha, shalqirin, pataten, vreshtat, grurin, misrin si dhe të tjera kultura bujqësore.

Aktualisht vatrat janë lokalizuar dhe karkaleci po hynë në një tjetër fazë. Ka përfunduar faza e koagulimit. Karkaleci po gjen habitate për të lëshuar vezët. Në këtë fazë për institucionet është më e lehtë për t’i luftuar pasi vatrat tashmë janë lokalizuar.

“E kemi situatën nën kontroll. Fermerët duhet të plugojnë tokën në vatrat e lokalizuara, mund të lëshojnë gjelat për luftën biologjike si dhe të përdorin në fund preparate.”

Valdete Buça

Një prezencë të karkalecave pati edhe në zonat urbane, por që për ekspertët nuk ka pasur vend për shqetësim.

Me spërkatjen e tokave bujqësore paraprakisht, plugimin e tyre në fazën e lëshimit të vezëve dhe mbajtjes së situatës nën kontroll, ekspertët besojnë se vitin e ardhshëm prania e karkalecëve do të jetë më e pakët. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/06/06/bujqit-kerkojne-ndihme-karkaleci-ben-kerdine-ne-te-mbjellat-bujqesore-te-kotes/
https://a2news.com/2023/06/17/pushtim-biblik-karkalecash-ne-nje-qytet-te-shba-tmerrohen-banoret/

A2 CNN Livestream

Latest Videos