All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Karnavalet në Venecia, paradë shumëngjyrëshe me anije në ditën e parë

Nga A2 CNN
9 Shkurt 2020, 23:46 | Lifestyle
All - Paragraf - 1

Qindra turistë dhe banorë u mblodhën në afërsi të urave për të admiruar spektaklin e veçantë të paradës me anije në ditën e parë të Karnavaleve në Venecia.

Venecianë të veshur si kafshë, të burgosur dhe karaktere filmash vizatimorë lundruan mbi gondola përgjatë kanaleve të qytetit historik Italian.

All - Paragraf - 3

 “Më pëlqejnë shumë Karnavalet në Venecia. Vij këtu çdo vit me maska të ndryshme. Gjithmonë ia kaloj mirë pasi është një atmosferë shumë e këndshme, plot me maska dhe kostume”, deklaron një nga turistet e shumta, natyrisht në maskë.

Gjatë dy javëve të Karnavaleve, qyteti mbushet me mijëra turistë nga e gjithë Italia dhe pjesa tjetër e botës. Tradita e Karnavaleve nisi fillimisht në shekullin e 11, ndërsa këtë vit do të zgjasin deri më 25 shkurt. (A2 Televizion)


All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos