Ilir Alimehmeti, anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike, deklaroi se “një Kod Zgjedhor që përfaqëson siç duhet votën e qytetarit” është i domosdoshëm për një të ardhme më të mirë të Shqipërisë.
E ardhmja e vendit nis me një Kod Zgjedhor që përfaqëson siç duhet votën e qytetarit. Në një vend demokratik do të ketë gjithmonë një pozitë dhe një opozitë, por pozita do të jetë e detyruar të pyesë publikun se çfarë ka nevojë dhe do i përgjigjet publikut. Kjo pozita që kemi neve të pyet, por voton të kundërtën e asaj që thotë publiku, pasi nuk i intereson vota sepse e ka të marrë në tavolinë. Ne luajmë “votimesh”. Duhet ndërruar rregulli i lojës”, tha Alimehmeti në studion e “Terminal” nga Loneta Progni, në A2CNN.
Sipas tij, duhet “garantuar një fushë loje e drejtë për të rinjtë që i futen politikës”.
“Duhet edhe arbitër mundësisht. Kur ka rregulla dhe arbitër, fiton skuadra me platformën më të mirë. Nëse nuk kemi rregulla, do të vazhdojmë për poshtë. Do të vijojmë rënien dhe Shqipërisë do i mbesin vetëm të moshuar, kriminelë dhe beton. Asgjë tjetër, pasi rinia do të largohet”, shtoi Alimehmeti. (A2 Televizion)