
Opozita e Bashkuar i kërkoi ministrisë së Brendshme marrjen e masave për shtyrjen e afatit të vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit të shtetasve shqiptarë, deri më 30 prill 2021.
Përmes një letre dërguar ministrit Bledi Çuçi, kryetarit të Kuvendit, kryetarit të KQZ dhe për dijeni ambasadorëve të SHBA, BE, OSBE, opozita ngre shqetësim për konstatimin e një numri të madh të shtetasve shqiptarë, të cilëve u ka përfunduar afati i vlefshmërisë së letërnjoftimit elektronik dhe pasaportës biometrike dhe që janë në pamundësi, përfshirë atë ekonomike për ta rinovuar atë. (A2 Televizion)