
Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve konfirmon në detyrë kryebashkiakun e Mallakastrës, Qerim Ismailaj, duke lënë në fuqi vendimin e KQZ-së.
Partia Demokratike ankimoi një ditë më parë në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve vendimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, i cili vendosi të mos i ndërpresë mandatin kryebashkiakut të Mallakastrës.
Sipas PD-së, Qerim Ismailaj është në kushtet e ndalimit të ushtrimit të mandatit pasi është subjekt i ligjit të dekriminalizimit.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi më 2 korrik të mos ndërpresë mandatin kryetarit të Bashkisë Mallakastër, Qerim Ismailajt. Sipas Komisionerit Shtetëror, Ilirjan Celibashi, Ismailaj nuk është në kushtet e ndalimit. (A2 Televizion)